Stadiumi Rexhep Rexhepi
Stadiumi Rexhep Rexhepi është një stadium fubollistik në Drenas, Kosovë i cili shfrytëzohet për ndeshjet futbollistike nga ana e klubit KF Feronikelit. HistorikuStadiumi është quajtur me emrin e ish-lojtarit dhe kapitenit të klubit Rexhep Rexhepi, i cili duke luftuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ra dëshmor më 12 shkurt të vitit 1999.[1] Në dhjetor të vitit 2012, filloi puna në terren, në mënyrë që të renovohej e vetmja fushë e futbollit në Drenas. Renovimi u bë me fondet të cilat erdhën nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në janar të vitit 2014 udhëheqja komunale, filloi të kërkojë investime nga qeveria qendrore dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për të përfunduar renovimin e plotë të stadiumit.[2] Kjo u arrit më 23 Maj të vitit 2014, kur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve së bashku me komunën e Drenasit nënshkruan marrëveshjen për investimin e 100,000 € për tri faza të procesit të rinovimit.[3] Etapa e dytë kishte përfunduar gjatë sezonit 2014-15, ndërsa faza e tretë ka përfunduar pas përfundimit të sezonit në verën e vitit 2015.[4] Shih edheLidhje të jashtme
Referime
Koordinatat: 42°36'59"N 20°54'13"E / 42.616446°N 20.903551°D42°36′59″N 20°54′13″E / 42.616446°N 20.903551°E{{#coordinates:}}: cannot have more than one primary tag per page |