Rrustem RrustemiStampa:Leter Tabela Fillim Stampa:Letër portreti Stampa:Leter figura Stampa:Leter emri Stampa:Leter mbiemri Stampa:Leter ditëlindje Stampa:Leter vendlindje Stampa:Leter kombësia Stampa:Leter shtetësie Stampa:Leter profesioni Stampa:Leter Tabela Fund Rrustem Rrustemi u lind më 30 gusht 1947 në fshatin Kokaj tëGjilanit. Është mësues, pedagog dhe gazetar shqiptarë. BiografiaRrustem Rrustemi ka mbaruar Normalen dhe Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës - dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Dekadat e punës dhe të veprimtarisë publike i nisi me arsimimin dhe edukimin e shkollarëve parauniversitar. Ishte mësimdhënësi i parë në shkollën ”Liria” të sapo hapur më 1967 në vendlindjen e tij. Nga viti 1977 deri më 1985 i përkushtohet gazetarisë në Radio Televizionin e Prishtinës: gazetar dhe redaktor në Programin Informativ-Politik. Është autor dhe moderator i shumë emisoneve debatuese politike, i disa dokumentarëve televiziv, repotrazheve, editorialeve, fejtoneve publicistike, etj., të emetuar dhe të botuar në mediet e Kosovës e të ish-Jugosllavisë. Më 1985 e deri në suprimimin e autonomisë së Kosovës nga Serbia, ishte i angazhuar në redaktimin e publikimeve politike të kohës dhe këshilltar politik i ish-kryetarit të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Kosovës. Dëshmitar dhe pjesëmarrës i shumë ngjarjeve, kthesave dhe thyerjeve vendimtare politike të historisë më të re të Repubilkës së Kosovës. Profesionin e gazetarisë e ushtroi edhe pas lufte deri në pensionim, me disa ndërprerje, në të përditshmën “Kosova Sot”. Ndërkohë, Radio France Internationale (RFI)në Paris - Seksioni në gjuhën shqipe, në vitin 2000, e angazhoi korrespodent nga Kosova, prej nga raportoi deri në fund të dhjetorit 2009, kur ky medium ndërkombëtar radio-difuziv mbylli emisionet në shqip. Aktualisht vazhdon edhe më tej të merret me shkrime publicistike dhe letrare. Libri “Patkoi me katër harqe”, është romani i tij i parë me tematikë nga lufta e fundit në Kosovë.[1] Veprat
shih edhe
Lidhje të jashtmeReferime
|