[1]Cisco Packet Tracer është një program i rrjetave kompjuterike simulues që i'u mundëson studentëve që të mirren me sjelljet e rrjetave dhe përgjigjet në pyetjet "qka nëse" .Packet Tracer mundëson simulimin, vizualizimin, autorizimin, aftësitë e vlerësimit,bashkëpunimin dhe lehtëson mësimdhënien dhe mësimin e koncepteve komplekse të teknologjisë.
Hyrje
Packet Tracer është një protokoll simulator që është zhvilluar nga Dennis Frezzo dhe ekipi i tij në Cisco Systems. Packet Tracer (PT) është një vegël dinamike dhe e fuqishme që paraqet protokollet e ndryshme që përdoren në rrjete, qoftë ato në modin real apo në modin e simulimit. Kjo përfshinë protokollet e shtresës së dytë siç është Ethernet-i, protokollet e shtresës së tretë siç janë IP, ICMP, dhe ARP, dhe protokollet e shtresës së katërt siç janë TCP dhe UDP. Ky laborator ka për qëllim familjarizimin tuaj me ndërfaqen kryesore të Packet Tracer, duke përfshirë shtimin dhe fshirjen e pajisjeve në rrjetë, llojet e kabllove që përdoren në rrjetë.
Vetitë e Packet Tracer
Verzioni aktual i Packet Tracer mbështet një rreshtim të protokoleve të stimulimit,po ashtu routimin bazikë me RIP, OSPF, dhe EIGRP,me përmasa të kërkuara nga kurrikuli aktual CCNA. Përderisa Packet Tracer lejon simulimin real të rrjetave funksionale,aplikacioni në vete mbështet vetëm se një numër të vogël të përparësive të gjetura brenda harduerit aktual që ekzekuton verzionin aktual të CISCO IOS.Për këtë Packet Tracer nuk preferohet për modelimin e rrjetave të produksionit,në verzionin 5.3 disa shtesa janë vendosur duke përfshirë këtu BGP-në. BGP nuk është pjesë e CCNA ,por pjesë e CCNP.
Linksys modelet e përmisuara, siguria e wirelessit
Kabllot dhe DSL zgjerimet
Call Manager Express (Mbështetja e Voip)
FTP server dhe routerat/switchat - Serverët dhe Klientët
Sistemi i emailave (SMTP – POP3) - Serverët dhe Klientët
BGP – implementimi i limituar që lejon më shumë për një përfaqësim më real të internetit për skenarë
IP Gjeneruese dhe pajisjet – për të krijuar më shumë shkathtësi në krijimin e pajisjes
Activity Wizard – më shumë variacione të skenarit
Si të përdoret Cisco Packet Tracer
Startimi i Packet Tracer
1
Menu Bar
Këtu gjenden menutë File,Edit,Options,View,Tools,Extensions dhe Help.Në këto menu mund të gjeni komandat bazë siq janë Open,Save,Print dhe Preferences.Në menunë Extensions gjendet edhe Activity Wizard.
2
Main Tool Bar
Në këtë rresht gjenden ikonat shortcut për të hapur komandat e menuve File dhe Edit. Këtu gjithashtu gjenden butonat për Zoom, për vizatim Palette, Acitivity Wizard, Copy, Paste etj. Në anën e djathtë gjithashtu mund të gjeni butonin Network Information, të cilin mund ta përdorni për të shkruar përshkrim për rrjetën aktuale
3
Common Tools Bar
Këtu mund të gjeni veglat që përdoren më së shpeshti në Packet Tracer: Select, Move Layout, Place Note, Delete, Inspect, Add Simple PDU dhe Add Complex PDU.
4
Logical/Physical Workspace and Navigation Bar
Ju mund të kaloni nga Hapësira Logjike e punës në atë fizike duke klikuar në butonat e paraqitur në figurën e mësipërme. Në hapësirën logjike të punës ju mund të krijoni një cluster të ri, të zhvendosni objektet, të ndryshoni prapavijë. Përderisa në hapësirën fizike të punës, juve ju lejohet që të navigoni përgjatë lokacioneve fizike, të krijoni një qytet të ri, të krijoni një ndërtesë të re, të krijoni një closet të ri, të ndryshoni prapavijën si dhe të shkoni të working closet.
5
Workspace
Në këtë fushë do të krijohet rrjeti, do të shikohen simulimet dhe lloje të ndryshme të informacionit dhe statistikave
6
Realtime/Simulation
Bar
Kur ndodhemi në barin e Realtime kemi butonat për Power Cycle Devices, Fast Forëard Time, Play Control si dhe tek modi i simulimit kemi edhe butonin e Event List gjithashtu.toggle button in Simulation Mode. Pavarësisht se në cilin nivel gjendemi, gjithmonë na paraqitet ora
7
Network Component
Box
Kjo pjesë përmban pjesën e zgjedhjes së pajisjes dhe pjesës e pajisjeve specifike. Pra, këtu ju mund të selektoni pajisjet dhe lidhjet që dëshironi të vendosni në dritaren punuese.
8
Device-Type
Selection Box
Kjo pjesë përmban llojet e pajisjeve dhe lidhjeve që i përkrah Packet Tracer. Kjo pjesë do të ndryshoj varësisht nga lloji i pajisjeve që ju selektoni
9
Device-Specific
Selection Box
Pajisjet apo lidhjeve që paraqiten në këtë pjesë ndryshojnë varësisht prej selektimit të llojit të pajisjeve apo lidhjeve të cilat duam t’i përdorim.
10
User Created Packet
Window
Kjo dritare i menaxhon paketat që ju i vendosni në rrjetë gjatë modit të simulimit. Për më shumë shikoni seksionin e “Simulation Mode”.
Vendosja dhe lidhja e pajisjeve
Hapi 1: Krijoni një diagram te rrjetës me dy kompjuterë
[2]E hapim simulatorin e rrjeteve kompjuterike Packet Tracer. Në dritaren që do të paraqitet në ekran e vendosim miun në pjesën e poshtme të majtë, ku janë te paraqitura grupet e pajisjeve të rrjeteve siç janë Ruter, Switch apo kompjuterë.
Për të zgjedhur një pajisje, së pari e zgjedhim kategorinë ku ndodhet ajo pajisje. Pasi ta kemi zgjedhur kategorinë, do të na paraqiten opsionet për selektim të pajisjeve që bëjnë pjesë në atë kategori. E zgjedhim pajisjen që na nevojitet për të krijuar topologjinë tonë.
a. Nga opsionet që ndodhen në pjesën e poshtme të majtë të dritares e zgjedhim kategorinë
End Devices.
b. Klikoni në ikonën e kompjuterit me emër Generic PCs (PC-PT) dhe zhvendoseni atë në dritaren punuese të Packet Tracer. E përsëritni ketë hap edhe për vendosjen e kompjuterit të dytë.
c. Në pjesën e poshtme në të majtë e zgjedhim kategorinë Connections, e cila kategori ka të grupuar lloje të ndryshme të kabllove.
Vegla
Funksioni
Copy
Kopjon pjesët e selektuara
Paste
Vendos pjesët e kopjuara
Undo
Kthen një veprim mbrapa
Redo
Rikthen veprimin e kthyer mbrapa
Zoom IN
Rrit dritaren punuese
Zoom Reset
E kthen dritaren punuese në gjendjen normale
Zoom Out
Zvogëlon dritaren punuese
Drawing Palette
Krijon vija, rrathë, elipsa etj.
New Cluster
Krijon një cluster-i të ri
Move Object
Kjo pjesë i referohet seksionit të mësipërm, për të lëvizur objektet
Set Tiled Background
Opsion për ndryshimin e prapavijës
Viewport
Paraqet një version më të shkallëzuar të faqen punuese
Select
Klikoni objektet dhe zhvendosni kudo që ju dëshironi. Kjo është vegla e parazgjedhur. Me anë të kësaj vegle ju mund të selektoni më shumë se një pajisje Që të qasemi në këtë opsion mjafton të klikojmë butonin Esc.
Move Layout
Zhvendos tërë topologjinë.
Place Note
Shkrim të shënimeve dhe paraqitje të tyre në hapësirën punuese.
Delete
Mundëson fshirjen e objekteve nga hapësira punuese. Kur selektoni veglën Delete, kursori i miut do të ndryshoj në një “X” dhe pastaj çdo objekt, lidhje apo shënim që selektoni do të fshihet.
Inspect
Mundëson shikimin e tabelave të pajisjeve (si tabelave të ARP, NAT dhe
MAC).
Resize Shape
Mundëson ndryshimin e madhësisë së formave që janë vizatuar me Drawing Palette. Kur selektohet vegla Resize Shape, në fund të formave paraqitet një katror u kuq. Selektoni atë katror të kuq dhe ndryshoni formën e caktuar.
Add Simple
PDU
Vendos një PDU(Protocol Data Unit) të thjeshtë
Add Complex PDU
Vendos një PDU(Protocol Data Unit) kompleks
d. E zgjedhim tipin e kabllit Copper Straight-Through.
e. Klikoni në kompjuterin e parë, PC0, dhe lidheni kabllin në kartelën e rrjetës Fast Ethernet.
f. Klikoni në kompjuterin e dytë, PC1, dhe lidheni kabllin në kartelën e rrjetës Fast
Ethernet. Lidhjet e krijuara do të duken si në figurë.