Marcel Courthiade (2 gusht 1953 – 4 mars 2021) ishte gjuhëtar dhe studiues francez.[1]
Biografia
Marcel-i studioi mjekësi në Universitetin Clermont-Ferrand, por e braktisi për të studiuar gjuhë sllave, kryesisht serbo-kroatisht dhe polonisht. Më pas, studioi në Institut National des Langues et Civilizations Orientales (INALCO) në Paris, ku u diplomua në polonisht, maqedonisht dhe shqip. Tezën e doktoraturës e quhej Phonologie des variétés dialectales de Rromani et diasystèmes graphiques de la langue Romani, diplomë që e mori nga École pratique des hautes études .
Gjatë studimeve, ai punoi për disa organizata joqeveritare rreth edukimit për romët në Shqipëri. Më pas, punoi si analist politik dhe përkthyes në ambasadën franceze në Shqipëri për katër vjet. Në vitin 1997, u bë pedagog në INALCO. Në vitin 2008, Courthiade-i ishte personazhi kryesor i filmit Rromani Soul të Louis Mochet. Në vitin 2019, ai ishte anëtar i këshillit shkencor Délégué interministériel à la lutte contre le racisme, l'antisémitisme et la haine anti-LGBT [fr].[2]
Ai vdiq në Tiranë më 4 mars 2021 në moshën 67-vjeçare.[3]
Veprat
Fonetika rome thaj Lekhipa (1986)
Xàca dùme, but godi (1980)
Gramatika e gjuhës Rome (1989)
Stuart Manns Wörterbuch des albanischen Romanes (1990)
Në kufirin e romëve.Gjuhët cigane në kontakt (1991)
Dialektologikano pućhipnasqo lil vaś-i klasifikàcia e rromane ćhibǎqe [dia]lektenqiri (1992)