Share to: share facebook share twitter share wa share telegram print page

Mali i Balgjajt

Mali i Balgjajt ndodhet midis pellgut të Burrelit në perëndim dhe malit të Homeshit në lindje, më lartësi 2101 m. Relievi është i copëtuar. majat më të larta janë: maja e Micekut (2100 m), maja Gurrat e Zeza (2079 m), maja e Arnishtës (2073 m) etj. Proceset akullnajore e kanë përpunuar kurrizin e tij dhe kanë formuar cirqe, lugje e kreshta akullnajore, në të cilat gjenden rreth 15 liqene akullnajore të përhapura kryesisht në pjesën veriore dhe qendrore të kurrizit. Shpati perëndimor i malit është më i pjerrët se ai lindor. Bimësia natyrore është relativisht e dendur.

Prefix: a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9

Portal di Ensiklopedia Dunia

Kembali kehalaman sebelumnya