Share to: share facebook share twitter share wa share telegram print page

Lynn Conway

Lynn Conway në korrik 2006

Lynn Ann Conway (Lin Anë Konuei) (2 janar 1938 – 9 qershor 2024)[1][2] ishte një shkencëtare kompjuterike amerikane dhe aktiviste transgjinore.[3]

Ajo njihet për arritje në dizajnin VLSI, duke u bërë e para në ketë industri. Ajo ka punuar në IBM gjatë viteve '60 dhe mori meritat e shpikjes së trajtimit të përgjithësuar mbi udhëzimet dinamike, një udhëzues i përdorur nga shumica e procesorëve të kompjuterëve modernë, për të përmirësuar performancën e tyre.[4][5][6][7][8][9][10]

Lin ndërroi jetë në vitin 2024 nga një sëmundje në zemër.

Edukimi dhe fillimet në jetë

Lin lindi dhe u rrit në Westchester County (New York). Ajo ishte fëmija më i madh i Rufus Savage (1907-1966) dhe Christine Burney (e lindur Savage) (1904-1977). Vëllai i saj më i vogël, Blair Savage (1941-2022), ishte profesor. Që e vogël ajo konsiderohej si person i turpshëm. Ajo e kuptoi që në moshë të njomë se i përkiste një identiteti gjinor të përkundërt me seksin që i ishte caktuar në fëmijëri.

Lin zhvilloi një pasion për astronominë dhe ishte e shkëlqyer në matematikë dhe shkencë gjatë gjimnazit. Ajo u regjistrua në Universitetin e Teknologjisë në Masaçusets në 1955 duke marrë nota të larta, por iu desh të ndërpriste studimet pas një tentative të dështuar të tranzicionit gjinor në 1957-58. Pasi punoi për dhjetëra vite si teknike elektronike, Conway iu kthye edukimit në Universitetin e Kolumbisë në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara midis viteve 1962 dhe 1963.

Tranzicioni gjinor

Pasi mësoi për kërkimin inovator të Harry Benjamin në trajtimin e transseksualëve[11] dhe kirurgjinë e ndryshimit të seksit, Conway i kërkoi ndihmë dhe u bë pacientja e Benjaminit. Pas vitesh depresion për shkak të fizikut të saj, Conway kontaktoi Benjaminin me të cilin ra dakort për të nisur konsultat dhe trajtimin hormonal.

Nën përkujdesjen e Benjaminit, Conway nisi tranzicionin gjinor.[12] Njëkohësisht Conway duhet të jetonte në shoqëri në rolin e një djali. Ajo ishte e martuar me një grua dhe kishte dy fëmijë me të. Edhe pse kishte shpresuar se do të lejohej të realizonte tranzicionin gjinor në punë, komapnia ku ajo punonte e pushoi Conway në 1968 pasi iu tregoi atyre për tranzicionin gjinor[13] që kishte realizuar.Sipas legjislacionit të atëhershëm, pas tranzicionit gjinor, asaj i hiqej e drejta për përkujdesjen e fëmijëve.

Referime

  1. ^ Lee, John A. N. (1995). International Biographical Dictionary of Computer Pioneers. Taylor & Francis. ISBN 1-884964-47-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Computer Pioneers - Lynn Conway". IEEE. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2014. Marrë më 10 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "21 Transgender People Who Influenced American Culture". Time Magazine. 29 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2016. Marrë më 20 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Embracing Diversity – HP employees in Fort Collins, Colorado, welcome Dr. Lynn Conway", hpNOW, February 8, 2001.
  5. ^ "Lynn Conway: 2009 Computer Pioneer Award Recipient" Arkivuar 3 janar 2015 tek Wayback Machine, IEEE Computer Society, January 20, 2010.
  6. ^ "Computer Society Names Computer Pioneers" Arkivuar 6 tetor 2014 tek Wayback Machine, IEEE Computer Society, January 20, 2010.
  7. ^ "IEEE Computer Society Video: Lynn Conway receives 2009 IEEE Computer Society Computer Pioneer Award"YouTube , July 30, 2010.
  8. ^ "Event: IBM ACS System: A Pioneering Supercomputer Project of the 1960s", Computer History Museum, February 18, 2010.
  9. ^ "Computer History Museum Events: IBM ACS System: A Pioneering Supercomputer Project of the 1960s" Arkivuar 28 shtator 2012 tek Wayback Machine, Computer History Museum, February 18, 2010.
  10. ^ "Historical Reflections: IBM's Single-Processor Supercomputer Efforts - Insights on the pioneering IBM Stretch and ACS projects" by M. Smotherman and D. Spicer, Communications of the ACM, Vol. 53, No. 12, December 2010, pp. 28-30.
  11. ^ Benjamin, Harry (1966). The Transsexual Phenomenon. Julian Press. ISBN 9780446824262. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Hiltzik, Michael A. (2000-11-19.) "Through the Gender Labyrinth." Arkivuar 15 tetor 2012 tek Wayback Machine. Los Angeles Times, Los Angeles Times Magazine, page 1. (Free reprint. Retrieved on 2007-09-19.)
  13. ^ Conway, Lynn (2012). "Reminiscences of the VLSI revolution: How a series of failures triggered a paradigm shift in digital design" (PDF). IEEE Solid-State Circuits Magazine. IEEE. 4 (4): 8–31. doi:10.1109/MSSC.2012.2215752. ISSN 1943-0582. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Prefix: a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9

Portal di Ensiklopedia Dunia

Kembali kehalaman sebelumnya