Kundrejtë procesorit [1] dhe memories kryesore[2] pjesa e tretë kryesore e sistemit të kompjuterit është Hyrja/Dalja.
Skeda:Cpummio.jpg
Secili modulë lidhë pajisjet e jashtme në bus dhe kontrollon nje ose më shumë pajisje. Moduli H/D përmbanë logjikën për kryerjen e funksioneve në mes të pajisjës periferike (peripheral)[3] dhe bus-it. Arsyet pse pajisjet periferike nuk lidhen me system busi-in:
Operacionet H/D janë te kualifikuara për lloje të ndryshme të pajisjeve të jashtme të cilat kanë per qëllim të shkëmbimit të të dhënave në mes të pajisjes së jashtme dhe kompjuterit. Një pajisje e jashtme është e lidhur me kompjuterin nga nje modul H/D. Kjo lidhje përdoret për shkëmbimin e kontrollit, statusit dhe të dhënave në mes të modulit H/D dhe pajisjes së jashtme. Pajisjet e jashtme i ndajmë në tri kategori:
Lidhja në modulin H/D është në formën e kontrollit, të dhënave dhe sinjalet e statusit.
Sinjalet e kontrollit përcaktojnë funksionin e pajisjes që do ta performoje, si dergesa e të dhënave në modulin H/D, marrja e të dhënave nga moduli H/D, raportin e statusit ose të performojë disa funksione të posacme për pajisjen (p.sh. pozicionimi i kokes së diskut). Të dhënat janë në formë të një bashkesie të bit-ave të cilat dergohen ose merren nga moduli H/D.
Wiiliam Stallings - Computer Organization and Architecture 8th Edition [5]
[1] [2]