Ai gjithashtu është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë për qarkun Berat në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. [2]
Edukimi dhe karriera Akademike
Demo ka përfunduar studimet universitare në Administrim Biznesi në University of Westminster (Londër) dhe master në Menaxhim dhe Marketing në Kingston University (Londër). Më pas ka ndjekur studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës në Itali në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit akademik. Që nga viti 2004 ai është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Midis viteve 2012–2016 shërbeu si zëvendësrektor në Universitetin e Tiranës. [3]
Karriera Politike dhe Publike
Gjatë 2017 - 2018 ai ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Në qershor 2019 u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Beratit, ku u angazhua në përmirësimin e shërbimeve publike, zhvillimin dhe transformimin urban të qytetit, forcimin e transparencës, nxitjen e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje, si dhe zhvillimin e turizmit. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ai fitoi mandatin e deputetit për qarkun Berat. Më 19 shtator 2025, ai u emërua Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor. [4][5][6][7][8][9][10][11]