DreamWorks Animation LLC (DWA, njohur edhe si DreamWorks Animation Studios, edhe thjesht si DreamWorks) është një studioamerikane e animacionit që prodhon filma dhe seri të animuara dhe është filiale e Universal Pictures, një dikaster i NBCUniversal, që në vetvete është pjesë e Comcast. Studioja ka lëshuar gjithsej 46 filma artistikë deri në qershor 2023, 44 prej të cilëve janë paraqitur në kinema. Katalogu i tyre përfshin disa nga filmat më fitimtarë të të gjitha kohërave, me Shrek 2 (2004) duke qenë më fitimtari në kohën e premierës së vet. Filmi i parë i studios ishte Antz, me premierën më 2 tetor 1998 - ndërsa filmi i saj më i fundit ishte Ruby Gilman, Teenage Kraken i ëshuar më 30 qershor 2023.