Admir Mehmedi
Admir Mehmedi (lindur më 16 mars 1991) është një futbollistë profesionist zviceranë[3] me origjinë shqiptare[4] i cili luan si sulmues për klubin gjerman VfL Wolfsburg dhe kombëtaren zvicerane. Karriera me klubeZürichMehmedi filloi karrierën e tij me FC Zürich në moshën 17 vjeç. Brenda dy viteve ai u përfshi në ekipin e parë dhe deri në vitin 2010 ishte i rregullt në ekipin e parë. Ai bëri debutimin e tij të lartë në 20 korrik 2008 dhe shënoi dy gola në njëmbëdhjetë paraqitje, përveç fitimit të Superligës Zvicerane në sezonin e tij të debutimit me klubin. Duke qenë një skuadër e parë e rregullt në vitin 2010, Mehmedi u themelua si një sulmues fizik, i shkëlqyer dhe me një kthesë të mirë të ritmit, ai ishte gjithashtu teknikisht i madh.[5] Gjatë kohës së tij me Zürich, Mehmedi shënoi nëntëmbëdhjetë gola dhe nëntë asistime. Në transferimin e janarit 2012, Mehmedi morri një ofertë nga Sunderland,[6] Liverpool[6] dhe 1. FC Nürnberg.[6] Megjithatë, Mehmedi u transferua te Dynamo Kyiv. Dynamo KyivMë 13 janar 2012, Mehmedi nënshkroi për klubin ukrainas Dynamo Kyiv me një kontratë pesë vjeçare. Gjatë sezonit dhe gjysmës së tij me Kievin, ai kryesisht luajti duke dalë nga stoli. Duke kërkuar më shumë kohë duke luajtur dhe për t'u përfshirë përsëri në ekipin kombëtar të Zvicrës, Mehmedi u transferua në ekipin e Bundesligës SC Freiburg. FreiburgMë 11 korrik 2013, Mehmedi kaloi në Gjermani te SC Freiburg në huazim, me klubin që kishte të drejtë t'a bënte transferimin përfundimtar në përfundim të sezonit.[7] Drejtori sportiv të Freiburgut, Klemens Hartenbach, deklaroi se ishte i kënaqur me transferimin, duke deklaruar: "Ai është një lojtar shumë i zhdërvjellët që e kupton lojën dhe e ka provuar tashmë se mund të luajë në nivel më të lartë."[7] Më 26 maj 2014, Freiburg vendosi të siguronte përfundimisht shërbimet e Mehmedit për 6 milionë € sipas raportive. Ky vendim erdhi pas sezonit pozitiv të Mehmedit, i cili shënoi 12 gola në 32 ndeshje në kampionat.[8] Bayer LeverkusenMë 11 qershor 2015, Mehmedi u transferua te Bayer Leverkusen duke nënshkruar një kontratë deri në qershor 2019.[9] VfL WolfsburgMë 31 janar 2018, Mehmedi u bashkua me VfL Wolfsburg me një marrëveshje 4 vjeçare për 8 milionë euro.[10] Karriera ndërkombëtare![]() Mehmedi luajti për Zvicrën nën-21 në UEFA Kampionatin Evropian 2011.[5] Gjatë turnamentin, ai shënoi tre gola dhe fitoi Këpucën e Argjendë, si dhe u zgjodh në ekipin më të mirë të turnamentit. Mehmedi bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Zvicrës në ndeshjen kualifikuese UEFA Euro 2012 kundër Anglisë, duke u aktivizuar si zëvëndësues. Goli i tij i parë me kombëtsaren erdhi në fitoren 5–3 në miqësoren ndaj Gjermanisë; kjo ishte fitorja e parë e Zvicrës ndaj tyre që nga viti 1956.[11] Në maj 2014, ai u thirr për të luajtur në Kupën e Botës 2014 nga trajneri Otmar Hitzfeld.[12] Në ndeshjen e parë të grupit E kundër Ekuadorit, Mehmedi bëri debutimin e tij në kompeticion duke zëvëndësuar Valentin Stocker në fillim të pjesës së parë; në minutën e 48të, ai barazoi rezultatin me një gol me kokë me Zvicrën që në fund fitoi 2–1.[13] Në fazën e grupeve të UEFA Euro 2016, Mehmedi shënoi golin e barazimit në barazimin 1–1 kundër Rumanisë.[14] Jeta personaleMehmedi lindi në Gostivar dhe në moshën dy vjeç, familja e tij migroi në Zvicër dhe atje ai hodhi hapat e para në futboll.[5] Në vitin 2006, ai u zhvendos në Zyrih. Në vitin 2016, Mehmedi i'a jepi një shtëpi një familje si dhuratë në Maqedoni, në vendlindjen e tij duke thënë: "Ju e dini, ndërtimi i një shtëpie nuk është i lirë, por unë e vlerësoj atë që kam, dhe dua që të tjerët të ndihen mirë."[15] Mehmedi është i martuar dhe ka një djalë. Statistikat e karrierësKlube
Referime
Lidhje të jashtme![]() Wikimedia Commons ka media në lidhje me Admir Mehmedi. |